“Të gjithë ata që kanë abuzuar me çmime do të përballen me organet e rendit”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sonte në RTV21 tha se rritjes së çmimeve ju kanë kundërvy me një sërë masash.
Ai deklaroi se kanë ofruar një pako për bujqit.

Peci në emisionin “Argument Plus” u shpreh se numri i inspektorëve nuk është i kënaqshëm. Ai shtoi se në mesin e objektivave të tyre është edhe numri i inspektorëve, pra rritja e numrit të tyre.

Ministri Peci tha se të gjithë ata që kanë abuzuar me çmime do të përballen me organet e rendit.

Ndryshe, në ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimeve të karburanteve, por edhe artikujve ushqimorë./21Media

Back to top button