Të gjykoni secilën provë me durim, s’do të gjeni “ndërmarrje të përbashkët kriminale”

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi gjatë  fjalimit të tij në Hagë, kërkoi nga trupi gjykues që gjykojë secilën provë me durim, për çka tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale

“Ju kërkoj ta gjykoni secilën provë me durim, pa paragjykim dhe nuk do të gjeni një ndërmarrje kriminale por një histori njerëzore të formësuar nga shpresa dhe domosdoshmëria nga besimi në fitore në demokraci.Nëse kjo bindje për lirinë tonë gjykohet  drejtë këtu atëherë drejtesia jo vetëm se do të më shërbejë mua por do të nderojë parimin që ndërtoi këtë gjykatë. Unë e përfundoj fjalën time duke kërkuar drejtësi e cila shihet qartë.”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button