Të hënën jepet premierë “Planeti i Gjelbër” në Teatrin e Gjilanit

Të hënën(26 dhjetor) do të jepet premierë shfaqja “Planeti i Gjelbër”, në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja nga Arife Haliti, me regji të Natyrë Kallabës nisë nga ora 12:00.
Luajnë: Gëzim Bucolli, Qëndrim Kqiku, Kreshnik Berisha, Kenan Gurgurovci.
“Një shkenctar bashkë me dy fëmijë kurreshtar vihen para një detyre të madhe. Ta shpëtojnë planetin nga ndotja e ajrit. E gjitha vjen përmes tregimit fantastik të narratorit të shfaqjes”, përshkruhet shfaqja./21Media

Back to top button