Të hënën mbahet seanca plenare e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar për të hënën në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës dështoi për herë të gjashtë të mblidhej brenda pak muajsh për mungesë kuorumi.
Mungesa e kuorumit për t’u mbajtur mbledhjet e kryesisë kishte nisur para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa Lista Serbe kohëve të fundit vazhdimisht ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë, të cilat i ka konsideruar të papranueshme kryeparlamentari Konjufca./21Media

Back to top button