Të hënën mbi 18 mijë qytetarë u larguan nga Kosova

Në ditën kur ishte ditë pushimi për pashkët katolike, 21 mijë e 974 qytetarë kanë hyrë në territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare. Kurse 18 mijë e 598 qytetarë kanë dalur nga Kosova, po ashtu nëpërmjet pikave kufitare.
Këtë për rtv21.tv e kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Numri i qytetarëve të kontrolluar në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi është 12 mijë e 457 në hyrje dhe 8 mijë e 302 në dalje. Në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja 5 mijë e 289 qytetarë janë kontrolluar në hyrje dhe 3 mijë e 926 qytetarë në dalje. Kurse në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriut, 4 mijë e 228 qytetarë janë kontrolluar në hyrje dhe 6 mijë e 370 në dalje.
Në vikend, më 16 dhe 17 prill, 58 mijë e 96 qytetarë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet pikave kufitare, kurse kanë dalur 52 mijë e 656 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit dhe 12 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit.
Departamenti për Kufi është pjesë e Policisë së Kosovës dhe është e organizuar në nivel qendror dhe lokal. Në nivel qendror përbëhet nga dy divizione: Divizioni për Kontroll dhe Mbikëqyrje të Kufirit dhe Divizioni për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Kurse në niveli lokal përbëhet nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veri” Lluzhan, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje” Kaçanik dhe Drejtoria Rajonale “Perëndimi” Gjakovë.
Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu” Lluzhan, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë.
Kurse Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje” Kaçanik, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikës e Maqedonisë, si dhe një pjesë të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë.
Drejtoria Rajonale Kufitare “Perëndimi” Gjakovë ka nën mbikëqyrje kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë, Malin e Zi, si dhe një pjesë të kufirit me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë./21Media

Back to top button