Kaloni te përmbajtja kryesore

Të hënën nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 13 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit të këtyre automjeteve.

MIT bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button