Të hënën varrimi i Mbretëreshës, McDonald’s mbyll të gjitha pikat

Rreth 1200 lokacione të McDonald’s në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbyllen të hënën për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Të gjitha restorantet tona në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të mbyllura të hënën deri në orën 17:00, për t’i lejuar punëtorët e McDonald’s t’i bëjnë nderimet e tyre Mbretëreshës”, njoftoi kompania.
Edhe një numër i shitësve me pakicë dhe restoranteve kanë njoftuar se do të mbyllen të hënën, përfshirë Greggs, Harrods, John Lewis, Marks and Spencer, Asda dhe Primark.
Pizza Express, me mbi 350 pika në MB, do të jetë e mbyllur deri në orën 15:00.
Tregjet financiare dhe bankat e Londrës, gjithashtu do të jenë të mbyllura.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të hënën, 19 shtator./21Media

Back to top button