Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ndikimi i COVID 19, po rezulton dukshëm me rënje të inkasimit të të hyrave sipas projeksioneve të planifikuara. Kjo sipas ATK-së, pasiqë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës periudha për pagesa të detyrimeve  tatimore dhe kontribute pensionale është zgjatur deri me 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020.

“Gjendaj aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënje për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%.”, bëri të ditur ATK përmes komunikatës.

ATK theksoi se ka pasur një performancë të shkëlqyer të të hyrave, ku për periudhën 01 janar deri me 17 mars 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 , ka pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë ka pasur tejkalim të planit për 3.62%.

“ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit,  duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryrje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga corona virusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor.”, njoftoi ATK.

Administrata Tatimore njoftoi se ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.

“Gjithashtu, janë zhvilluar edhe një mori aktivitetesh tjera në funksion të përkrahjes së masave të qeverisë, të cilat janë ndërrmar me qëllim të luftimit dhe parandalimit të COVID 19.”, bëri të ditur më tutje ATK./21Media