Të lënduarit e aksidentit në Bullgari lëshohen nga spitali i Shkupit

Të gjithë të lënduarit në tragjedinë në Bullgari, të cilët ishin transferuar në Klinikën e Shkupit, sot janë liruar nga kujdesi spitalor, informojnë për TV21 nga Klinikat e Shkupit.
Mjekimi i tyre do të vazhdojë në kushte shtëpiake, ndërsa do të marrin ndihmë psikologjike.
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, në mëngjesin e 23 nëntorit ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë./tv21

Back to top button