Të lënduarit nga aksidenti në Klinë jashtë rrezikut për jetë, katër lirohen

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit të trafikut në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.

“Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

Nga ky aksident ka humbur jetën një qytetar.

Back to top button