Të mërkurën diskutohet për Trustin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, më 22 dhe 23 qershor dhe një në fillim të javës së ardhshme.
Të mërkurën do të jetë vazhdim i seancës së ndërprerë më 16 qershor, kurse e së enjtes dhe e së hënës, do të jenë të reja.
Të mërkurën (22 qershor), pikë e rendit të ditës është edhe draftligji për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional.
Të enjten, mbahet seancë e re me një pikë e rendit ë ditës – rishikimi i buxhetit. Të hënën po ashtu do të jetë seancë e re, ku ndër të tjera do të shqyrtohen në lexim të dytë Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Projektligji për deklarimin e pasurisë./21Media

Back to top button