Kaloni te përmbajtja kryesore

Të mërkurën ndeshja vendimtare në mes të Prishtinës dhe Ferizajt

Prishtina dhe Ferizaj të mërkurën mbrëma kanë ndeshjen vendimtare për vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas dy ndeshjeve, rezultati është 1:1. Ndërkohë gjysmëfinalja e tretë zhvillohet nesër në mbrëmje nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Prishtina e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 39:32. Në Ferizaj skuadra vendase kishte fituar me shifra 33:28.
Dy ndeshjet ishin interesante, ndërsa edhe për ndeshjen e tretë pritet hendboll i mirë dhe rivalitet deri në fund. Të dy skuadrat synojnë finalen, ku tashmë është Istogu. Istogu në gjysmëfinalen tjetër të plejofit pas dy ndeshjeve e eliminoi Vushtrrinë, kampionen e vitit të kaluar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button