Të mërkurën nis vera, këto janë temperaturat për pesë ditë

Këtë të mërkurë, më 21 qershor, do të nisë stina e verës.

Në po këtë ditë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ndodhë solstici veror, që do të thotë se do shënohet dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.

Vera do të zgjasë deri më 23 shtator, kur do të nisë stina e vjeshtës.

Pas këtyre ditëve me reshje shiu dhe temperatura nën vlerat e mesatareve, java e ardhshme parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen tëlëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesishtë i ngjajshëm por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

E mërkurë – Mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para të ditës në shum zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do tëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius.

Të premten –Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga orab 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).

Back to top button