Të mërkuren seanca e Kuvendit, në votim shkarkimi i Qeverisë

Kryesia e Kuvendit ka caktuar ditën e mbajtjes së Seancës së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet ditën e merkurë duke filluar nga ora 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës, votimi për ose kundër shkarkimit te Qeverisë.

Kjo vije pasi  mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar sot në Kuvend.

Mocioni në Kuvend duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë. /21Media

Back to top button