“Të mos përdoren fëmijët në fushata zgjedhore”
Bajrami u ka bërë thirrje subjekteve politike të mos i përdorin fëmijët për fushatë
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që gjatë fushatës të mos përdoren adoleshentët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Ai këtë apel e ka bërë pas nënshkrimit të memorandumit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), Valdete Daka, për objektet shkollore që do të shfrytëzohen gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
“MASHT, vë në dispozicion të partive politike gjitha objektet shkollore . Duke pasur parasysh edhe përgjegjësinë që e kanë partitë politike që mos të pengojnë zhvillimin normal të procesit mësimorë . Kështu që u bëj apel partive politike që me aktivitete e tyre zgjedhore të kenë kujdese që ato ti përshtaten orarit të përfundimit të turit të parë dhe të dytë në shkolla. Gjithashtu shfrytëzoj rastin si ministër i Arsimit të bëjë apel gjitha partive politike ti kursejnë fëmijët e moshës adoleshente. Fëmijët nën moshën 18 vjeçare, që ata të mos përfshihen në aktivitete zgjedhore . Për shkak se kjo do të ndikoj pak edhe në koncentrimin e tyre në përfundimin e gjysmë vjetorit . Uroj që kjo fushatë të kursej fëmijët . Fëmijët duhet ti përkushtohen përfundimit të suksesshme të gjysmë vjetorit . Uroj që pas përfundimit të fushatës të gjithë drejtorët ti kthejnë shk ollat në gjendje çfarë duhet. Të respektohet plotësisht ligji, i cili parasheh kufizime”, tha Bajrami.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se memorandumi i bashkëpunimit me MASHT-së bëhet në vazhdën e të gjitha aktiviteteve të KQZ-së, të parapara sipas planit operacional.
“Ne jemi të obliguar që me ministrinë e Arsimit të nënshkruajmë një memorandum lidhur me shfrytëzimin e objekteve shkollore dhe me ndihmën të cilën kjo ministri do të na ofroj gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore“, tha Daka.
Ajo tha se fushata zgjedhore do të fillojë nesër dhe do të vazhdojë deri me 9 qershor . Gjatë kësaj fushate sipas saj, do të ketë mundësi që edhe objektet shkollore të shfrytëzohen për fushatë zgjedhore, mirëpo vetëm atëherë kur nuk pengohet procesi i mësimit.