“Të mos themelohet Asociacioni pa njohje nga Serbia”

Njohës të cështjeve politike vlerësojënë se gjasat që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, në të cilat parashihet njohja de facto e Kosovës nga Serbia dhe themelimi i Asociacionit, janë të vogla. Sipas Gurakuq Kuqit, në rast se Serbia tërhiqet nga e Kosovës, pushteti në Prishtinë nuk do duhej ta pranonte Asociacionin.

“Gjasat janë që Serbia nuk do e nënshkruajë asnjëjerë marrëveshjen e Brukslelit dhe aneksin e Ohrit, mirëpo Bashkësia Ndërkombëtare mund ta marrë si një miratim të heshtur nga pala serbe dhe ta shtyejë procesin përpara duke e shtyrë Kosovën ta zbatojë Asociacionin, dhe në këtë mënyrë cështja e njohjes të mbetet si një njohje de facto, pa miratim publik por që nuk do ta pengojnë njëra tjetërn në procesin e integrimeve evropiane. Njohja de facto nuk përbën në realitet një miratim që ka një njohje nga Serbia. Njohja de facto është në parim një lloj marrëveshje që nuk do ta pengojnë palët njëra tjetrën. Në ndryshime eventuale Serbia mund të tërhiqet nga njohja de facto.Me sigurinë e Bashkësisë Ndërkombëtare, njohja de facto mund të ketë të mira për Kosovën në rast se Kosova të….. Por nëse Kosova nuk avanconnë anëtarësim në NATO, atëherë njohja de facto nuk është një shkëmbim i duhur për Kosovën.”, tha Kuqi.

Analisti Arbonor Sadiku, konsideron se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, në parim janë marrëveshje që do të reflektonin në normalizim të marrëdhënieve, por, që janë vështirë të zbatueshme.

Për vetë faktin që kjo marrëveshje ka disa obligime të cilat janë të natyrës ndërkombëtare dhe të njëjtën kohë pranimin e dokumenteve të udhëtimit, pranimin e tabelave dhe të gjitha,,,, nënkupton që në rastin e arritjes së marrëveshjeve për themelim të Asociacionit nga ana e Kosovës, natyrisht që edhe Serbia do ta ketë anën e saj me njohjen de facto të RKS. Por ne duhet ta dijmë që kjo njohje është një hap drejt njohjes de jure dhe është natyrisht e përkohshme dhe pa përfunduar anëtarësimin e saj në OKB dhe njohjen de jure nga Serbia, nuk mund të themi se Kosova tërësisht e ka kryeer procesin e njohjeve në aspektin ndërkombëtar.”, tha Sadiku.

Presidenti serb Vuciq, vazhdimisht ka kundërshtuar njohjen de facto të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja./21Media

Back to top button