Të paktën 10 të vrarë e 15 të plagosur nga sulmi rus në Donetsk
Të paktën dhjetë njerëz janë vrarë dhe 15 janë plagosur pas një sulmi në fabrikën e koksit Avdiivka.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.
Ky i fundit ka thënë se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës kur filloi bombardimi.
“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, shtoi ai./21Media