Të paktën 11 të vrarë në një bazë ushtarake ruse

Të paktën 11 është numri i viktimave në një sulm në një terren stërvitor ushtarak rus të shtunën, 15 të tjerë mbetën të plagosur.
Gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Ria.
“Gjatë një sesioni stërvitor për armë zjarri me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak, dy burra hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë. Si rezultat i të shtënave, 11 persona vdiqën, 15 persona të tjerë u plagosën”, thotë njoftimi.
Muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Urdhri shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë dhe një rritje të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.
Menjëherë pas shpalljes së mobilizimit, një rekrutues ushtarak u qëllua në Siberi./21Media

Back to top button