Të paktën 12 persona të vdekur nga rrëzimi i autobusit

Një autobus me migrantë afganë, pakistanezë dhe Bangladeshi sot u rrëzua në Turqinë lindore, nga i cili mbetën të vdekur të paktën 12 persona, ndërsa u lënduan 26 të tjerë, thanë autoritetet lokale.
Rrëzimi ndodhi në në qarkun Muradije të provincës Van, afër kufirit turk me Iranin, ku automjeti mori flakë pasi u rrëzua në një hendek, i thanë Reuters dy burime lokale me informacion mbi këtë çështje.
Identiteti i të vrarëve në aksident nuk u bë i qartë, thanë të dy burimet, duke shtuar se pronari i autobusit është ndaluar.
Turqia ka qenë pikë kyçe tranziti për migrantët që synojnë të kalojnë në Evropë. Migrantët, kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, kalojnë rregullisht kufirin iranian në Turqi në këmbë përpara se të transportohen në perëndim për në qytete të tilla: si Stambolli dhe Ankaraja.

Back to top button