Të paktën 25 të vrarë nga shpërthimi i bombës në stacion treni në Pakistan

Autoritetet thonë se të paktën 25 persona janë vrarë pasi një bombë shpërtheu në një stacion hekurudhor në provincën Balochistan të Pakistanit.
Dhjetra të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi kur një tren i mëngjesit ishte gati të nisej nga stacioni i Quetta në Pakistanin jugperëndimor për në Peshawar.
Një grup militant, Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, tha se kreu bombardimin në atë që policia po e konsideron një sulm vetëvrasës.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve vdekjeprurëse në provincë, të nxitur nga kërkesat për pavarësi dhe kontroll mbi burimet lokale.
Komisioneri i qytetit ka thënë se të paktën 25 persona u vranë, duke përfshirë edhe kamikazin, dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.
Zyrtari i lartë i policisë Muhammad Baloch tha se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz që mbante 6-8 kg eksploziv. Mes të vdekurve dhe të plagosurve ishin civilë dhe ushtarakë./21Media