Të paktën 3 helikopterë rusë janë hedhur në erë në aeroportin Kherson

Ushtria ukrainase shkatërroi një numër helikopterësh ushtarakë rusë në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson të martën, tregojnë imazhet e reja satelitore nga Planet Labs.
Një shtëllungë e madhe e zezë tymi shihet duke u ngritur nga aeroporti në imazhin satelitor, me një numër helikopterësh në zjarr.

Është goditja më shkatërruese e njohur që ushtria ukrainase ka kryer kundër helikopterëve rusë gjatë luftës, me të paktën tre helikopterë rusë të parë në zjarr ose të shkatërruar në aeroport.
Janë goditur edhe mjete ushtarake që shihen pranë aeroportit, transmeton rtv21.tv.

Një tjetër imazh, i marrë nga një dron mbi fshatin e afërt të Komyshany, tregon gjithashtu shtëllungën e madhe të tymit që ngrihet nga aeroporti.
Sulmi ushtarak në aeroport u kap nga “NASA-s Fire Information for Resource Management System (FIRMS)”, i cili gjurmon zjarret e mëdha në mbarë botën.
Sipas të dhënave, sulmi ushtarak ndodhi rreth orës 13:42 me orën lokale.
Të hënën, imazhet satelitore nga Maxar Technologies treguan një numër helikopterësh ushtarakë rusë në asfalt në Aeroportin Ndërkombëtar të Khersonit. Në zonën përreth shihen edhe dhjetëra mjete ushtarake./21Media

Back to top button