Të paktën 34 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë gjatë sulmeve izraelite.
Izraeli kreu sulme ajrore gjatë natës në mbarë Gazën, ndërkaq më 11 shtator sulmoi një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku strehohen palestinezët e zhvendosur, si dhe dy shtëpi.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi pasditen e së mërkurës, kur u godit shkolla e OKB-së, Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Ushtria izraelite tha se shënjestroi radikalët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?