Të paktën 4 viktima si pasojë e shpërthimit të zjarrit në burgun “Evin” të Iranit

Një zjarr përfshiu një pjesë burgut “Evin” të Iranit, duke çuar në vdekjen e katër të burgosurve dhe duke lënë të lënduar 61 të tjerë.
Numri zyrtar i të vdekurve u publikua nga agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve, të cilat thanë se dhjetë nga të plagosurit janë shtruar në spital.
Familjarë të të burgosurve duke kërkuar përgjigje për vendndodhjen e të afërmve të tyre u lejuan të hynin në burg për të takuar zyrtarët.
Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare.
Ato shpërthyen për herë të parë muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurd-iraniane Mahsa Amini në paraburgim nga policia.
Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga Policia.
Ende nuk dihet nëse situata në burg është e lidhur me protestat e fundit./21Media

Back to top button