Të paktën 5 të vdekur nga shembja e një akullnaje

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi u kapën nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.
Zyrtarët e urgjencës thanë se tetë të tjerë u lënduan nga shembja, dy nga ta rëndë.
Pesë helikopterë dhe dhjetëra punonjës të urgjencës janë dërguar në vendngjarje në përpjekje për shpëtim.
Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës, transmeton rtv21.tv.
Në një postim në Twitter, shërbimi lokal i urgjencës tha se beson se 15 persona alpinistë ishin në grupin në momentin e shembjes.
Nuk është menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesës së akullnajës, të quajtur serac./21Media

Back to top button