Të paktën 60 të vrarë nga shpërthimet në Kabul

Të paktën 60 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në shpërthimet në aeroportin e Kabulit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor për BBC.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.
Incidenti ka shtuar kaosin në aeroport disa ditë para datës 31 gusht kur duhet të përfundojë tërheqja e plotë trupave të huaja nga Afganistani.
Më shumë se 82,000 njerëz janë nxjerrë tashmë me aeroplanë nga Kabuli, i cili ka rënë në duart e talibanëve më 15 gusht.
Vendet po nxitojnë t’i evakuojnë njerëzit deri në afatin e 31 gushtit.
Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, me shpresën se do të mund të largohen./21Media

Back to top button