Kaloni te përmbajtja kryesore

Të paktën dy deputetë të minoriteteve e votojnë qeverinë e ish-opozitës

Mes kundërshtimeve të proklamuara që nga përpjekja e parë për konstiuimin e Kuvendit të Kosovë, subjekti politik, rreth të cilit po ashtu po zhvillohen debate, Lidhja Demoktratike e Kosovë, ditë më parë doli me një paln konkret 15 pikësh për një Qeveri Uniteti, e cila do të mundësonte daljen nga kjo situatë deri në zgjedhjet e reja, siç tha kreu i saj, Abdixhiku brënda dhjetë muajsh. Por,  deputeti i LVV-së, Dimal Basha, tha se nuk e ka kuptuar aleancën LDK-PDK, për zabtimin e planit 15 pikësh.

“Pse LDK-ja duhet me e marr edhe PDK-në qeveri, ne po e dojmë vetëm LDK-në pa PDK”, tha Basha.

Planin e LDK-së, e ka komentuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili  në një intervistë për RTV21, la të nënkuptohet që qeverinë mund ta bëjë ish-opozita. Madje Krasniqi, i tha Abdixhikut që t’i sigurojë vetëm 19 deputet nga 20 sa ka LDK-ja, duke ia bërë me dije mungesën e votës së Marigona Gecit.

“Le t’i siguron vetëm 19 vota unë e kryej pjesën tjetër e formojmë qeverinë e ish-opozitës, nëse ka vullnet bohet nëse ska s’ka”, tha Krasniqi

Pro formimit të qeverisë nga ish-opozita u shpreh edhe deputeti i partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili e tha se tash 2 muaj LVV-ja, nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël që ta bind atë për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Berisha, madje akuzon partitë e mëdha parlamentare se po iu konvenon ngërçi i krijuar.

“Po shihet në çfarë situate është bota dhe ne ende merremi me konstituim të Kuvendit. Si duket partive të mëdha po ju konvenon kjo situatë. Ka dy muaj që nuk kemi pas ndonjë takim. Nuk ka interesim për me vazhdu”, u shpreh Berisha

Votë për cilin do që arrin ta krijojë një shumicë parlamentare ka edhe deputeti tjetër nga radhët e minoriteteve Nenad Rashiq, i cili tha se do të refelektojë në bazë të parimeve.

“Është normale që kryetarin për Kuvend e propozon VV-ja, ka disa muaj që përballemi me këtë problematik, por kur të vijë koha do të flasim. Ne nuk kemi vija të kuqe më askënd, por parime, asgjë tjetër”, deklaroi Rashiq.

Një qeveri të ish-opozitës, do të mund ta votonte edhe deputetja, Duda Bale, por pavarësisht kësaj, LDK-ja deri më tani nuk ka ndryshuar pohimin se asnjë subjekt politik nuk i ka numrat për krijimin e një shumice parlamentare, ndaj edhe ka propozuar qeveri uniteti./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button