Të paktën tetë persona të plagosur pas një sulmi me thikë në Angli

Të paktën tetë persona janë sulmuar me thikë në Southporton të Anglisë.
Shërbimi i Ambulancës North West ka deklaruar se disa nga viktimat janë dërguar në spitalin e fëmijëve Alder Hey.
Ndërkohë, viktimat e tjera janë dërguar në Spitalin Universitar Aintree dhe në spitalin Southport dhe Formby, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se shërbimi i ambulancës ka dërguar 13 autoambulanca së bashku me burime të specializuara.
Të tronditur dhe shqetësuar për incidentin janë shprehur edhe autoritetet.