“Të papërshtatshme për konsum njerëzor”, paditen prodhuesit e Skittles

Paditen prodhuesit e Skittles
Prodhuesit e Skittles Mars Inc, u paditën nga një grua nga Kalifornia e cila pretendon se një karamel brenda pakos është shumë i rrezikshëm dhe ua dëmton njerëzve trurin.
Jenile Thame pretendon se ata që i hanë Skittles, rrezikohen pasi në to janë përdorur nivele të mëdha të dioksidit të titaniumit.
Në padi theksohet se dioksidi i titanit do të ndalohet në BE muajin e ardhshëm si rregull për sigurinë ushqimore.
TiO2 – i cili përdoret si ngjyrues në Skittles, mund të ketë aftësi të dëmotojë organte vitale, përfshirë trurin, nëse konsumohet në sasi të mëdha.
Prodhuesit e Skittles nuk janë përgjigjur për një koment pas padisë.
Kompania me bazë në McLean, Virxhinia – u zotua në vitin 2016 që të heqë ngjyrat artificiale nga produktet e saj ushqimore për pesë vjetët e ardhshme.
Por, në padi pretendohet se kjo ishte “hile” për t’i mbajtur konsumatorët dhe për t’i shtyrë ata të blejnë./21Media

Back to top button