Të pikturosh me duar, këmbë dhe fytyrë, Rustemaj: Në fillim kisha frikë, pikturat i konsideroj si fëmijë

Stela Rustemaj është  piktorja që sjell art me të gjithë trupin e saj.
Ajo çfarë e veçon më shumë Stelën nga artistë të tjerë piktorë, është se ajo përveç duarve pikturon edhe me trup, metodë kjo e veçantë dhe që ka zgjuar kuriozitet mbi simbolikën që sjell. E ftuar në “Jeto me Orën” Stela tregoi për pasionin ndaj pikturës dhe për stilin e saj të veçantë që ajo përdor për të realizuar punimet e saj.
Stela tregoi se pasioni i saj për pikturën lindi që kur ishte e vogël.
“Kur isha e vogël isha fëmijë shumë ëndërrimtar, prindërit mua dhe motrën na futën në kurs pikture por unë nuk ndjenja dot as dy ditë në atë kurs më pëlqente të tërhiqesha në atë privatësinë time. Më vonë eca pas gjurmëve të babit tim pasi duhet të mbaja biznesin e tij dhe studiova për ekonomi dhe juridik por nuk më plotësonin aq sa edhe një skicë e thjesht që unë mund të bëja”, u shpreh piktorja.
Stela tregoi sesi e ka pritur familja e saj pasi ajo ju përkushtua totalisht pasionit të saj më vonë.
“Në fillim kisha frikë t’ju thosha familjes pasi ata kanë atë mentalitetin e vet. Por në fillim të gjithë kanë reaguar çuditshëm pasi më thoshin çfarë është kjo lloj pikturimi mos i publiko mbaj për vete” , tha ajo.
Piktura e saj e parë ka qenë një zanë të cilën ja ka blerë tezja e saj. Stela tregoi se ka edhe një pikturë në shtëpi që nuk e shet dhe është shume e veçantë për të.
“Kam një pikturë në shtëpi që jam shumë e lidhur me të dhe nuk e shes, e kam pikturuar n një periudhë shumë të vështirë të jetës sime, më është dashur 6 muaj që ta finalizoj dhe simbolizon plagët”, u shpreh piktorja.
Ajo tregoi më tej se është shumë e lidhur me pikturat e saj.
“Pikturat i konsideroj si fëmijët e mi, kushdo që blen një pikturë timen merr një pjesë nga unë. Dhe i falenderoj shumë të gjithë. Mënyra sesi unë i pikturoj këto piktura më jep një lidhje deri diku organike me to”, u shpreh piktorja.
Stela tregoi edhe lidhjen e veçantë që ka me qytetin e lidhjes dhe sesa frymëzues është për të ky qytet.

“Në stinën e verës shkoj në Vlorë atje kam studion time të pikturës me pamje nga deti dhe aty unë marrë shumë frymëzim. Mendoj se punët e mija më të bukura janë në verë pasi kur jam pran detit kam një lidhje të veçantë” u shpreh Stela. Ajo tregoi edhe planet e saj për këtë fillim viti. “Kam vendosur që ta provoj veten edhe jashtë vendi për vitin 2022 dua të iki jashtë Shqipërisë për të parë veten në raport me piktorët jashtë” përfundoi Stela Rustemaj./Oranews

Back to top button