Të premten pritet ekspertiza për dëmet në banesa

Qeveria prapë me mbledhje të jashtëzakonshme

Të premten grupe të ekspertizës së godinave do të paraqesin për publikun informacione të sakta rreth dëmtimeve të godinave nga tërmeti.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se ekspertët do të bëjnë një panoramë të qartë për qytetarët se nga cilat dëmtime të godinave duhet të shqetësohen vërtetë.

“Ata që duan informacion të sigurtë dhe të vërtetë ditën e premte përfaqësues të grupeve të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun informacione dhe raste konkrete tipologji të ndryshme ndërtimesh për të shpjeguar nga çfarë duhet të kihet dhe nga çfarë nuk duhet të kihet shqetësim. Të premten kjo do të jetë një mundësi për të gjithë për të ndjekur nga goja e atyre që e dinë se çfarë flasin të vërtetat e kësaj situate”, deklaroi Rama.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 52, ndërsa mbi 900 mbetën të plagosur dhe shumë të pastrehë./21Media

Back to top button