Të rinjët nuk po vaksinohen nga frika e sterilitetit, Fatmir Spahiu tregon një rast

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu shpesh herë përdorë satirë në postimet e tij, e që zakonisht humorin e lidh me ngjarjet reale të jetës së përditshme.
Së fundmi, humori i tij ka të bëjë pandeminë COVID-19 përkatësisht me vaksinat.
Spahiu ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me një djalë në një kafene ku e ka pyetur a e ka është vaksinuar?
Ndërsa djaloshi i është përgjigjur duke dhënë si arsyetim mos-marrjen e vaksinës nga frika e sterilitetit.
”Ne muhabet e siper, i thash nje djalit te ri ne kafe, a e ke mare vakcinen? Ma kthej, ti a e ke mare? I thash po, moti! Tha lehte e ki ti, i ke kry femijet! Nejse u qova, erdha ne shpi dhe ne keto qaste me pak vaj ulliri permbi, jam tu e honger telefonin fiks me gjith kabell”, ka shkruar Spahiu në ”Facebook”./21Media

Back to top button