Të rinjtë e PDK-së aksion te Qeveria: “Rinia po ikë, Albin Kur’ti?”

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës, sot ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.
“Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” – ishte moto e këtij aksioni, i cili mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Në njoftimin e tyre tutje thuhet se ”Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?