Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor bashkojnë forcat për një të ardhme evropiane

Në Podgoricë është bërë hapja zyrtare e fillimit të projektit “Angazhimi i të Rinjve për Evropianizimin e Ballkanit”. Ky projekt financohet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe realizohet nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) nga Maqedonia e Veriut, Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) nga Kosova dhe organizata joqeveritare nga Mali i Zi.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “NVO Glas”, në Mal të Zi, Milica Dediq tha se qëllim kanë fuqizimin e të rinjve dhe angazhimin e tyre në proceset e integrimit evropian.

“Projekte të tilla, që fuqizojnë të rinjtë të jenë të angazhuar në mënyrë aktive në proceset e integrimit evropian, për ne janë shumë të rëndësishme. Siç e përmenda, një nga qëllimet e organizatës sonë është bashkëpunimi ndërkombëtar, sepse mendojmë se përmes bashkëpunimit rajonal, rrjetëzimit dhe promovimit të përbashkët të vlerave kyçe evropiane, si sundimi i ligjit, solidariteti, mirëkuptimi ndërkulturor dhe aktivizmi qytetar, mund të kontribuojmë në diçka që është më se e nevojshme në kohët e sotme për shkak të shumë sfidave, sidomos kur vendi ynë, Mali i Zi, është fuqimisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe do të bëhet së shpejti një shtet anëtar i BE-së”, tha ajo.

Pas këtij aktiviteti, ajo tha se do të fillojnë me realizimin e një hulumtimi rreth opinionit të të rinjve për Bashkimin Evropian.

Në organizimin e sotëm në Podgoricë, të rinjtë kanë pasur mundësi të shprehin perspektivat e tyre për evropianizmin. Në një nga panelet ata kanë folur edhe për sfidat dhe barrierat që kanë në vendet ku jetojnë.

Drejtori i programit nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), Lorik Idrizi tha se përmes këtij projekti synojnë përfshirjen e të rinjve.

“Projekti si qëllim sublim e ka ballafaqimin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor me pjesën e idesë të Evropës. Dihet që kohëve të fundit është rritur shumë euroskepticizmi në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Maqedoni për shkak të kontekstit politik me Bullgarinë, në disa vende të tjera për shkak të tej zgjatjes së procesit integrues por edhe nga perceptimi i idesë së evropianizmit dhe procesit integrues më shumë si një stimulim i madh edhe jo si një gjë e përditshme. Nëpërmjet kyçje së të rinjve të Ballkanit synojmë të krijojmë një interaksion me të madh tek të rinjtë dhe në këtë mënyrë mund ta luftojmë euroskepticizëm”, tha ai.

Drenusha Latifi, e cila ka përfaqësuar Qendrën për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) nga Kosova tha se roli i mediave, shoqërisë civile dhe akterëve e të tjerë mbetet thelbësor në kultivimin e vlerave demokratike.

“Në një kohë kur një narrativë anti-evropiane është stimuluar përmes dezinformimit, lajmeve të rreme dhe formave të ndryshme të propagandës—duke rezultuar në rritjen e euroskepticizmit tek qytetarët—është thelbësore të dekonstruktohet ky kuadër dhe të promovohet një narrativë alternative që përqafon vlerat evropiane dhe praktikat më të mira që na afrojnë me standardet e BE-së. Media ka një rol vendimtar në afirmimin e këtyre vlerave dhe në forcimin e kapaciteteve demokratike brenda procesit më të gjerë të integrimit dhe përvetësimit të vlerave evropiane”, ka thënë ajo.

Ky projekt do të zgjasë gjashtë muaj, ku aktivitetet do të mbahen në Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë, si kryeqytetet e tre vendeve që do të përfshihen në këtë projekt.

Grupi i synuar që do të përfshihet në projekt, do të jetë 60 të rinj profesionistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave që merren me procesin e negociatave për anëtarësim në BE, në të tre vendet. Po ashtu, edhe 15 gazetarë dhe profesionistë të tjerë të mediave, 10 përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse për integrimin në BE, 15 organizata të shoqërisë civile

Back to top button