Të shtëna me armë drejt dy personave në Pejë

 
Dy persona kanë raportuar se janë kanosur me armë zjarri nga tre të tjerë të mërkurën në mbrëmje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.
 “Pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të pa njohur duke i kanosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë,  dhe janë larguar në drejtim  të panjohur”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Përveç dëmeve të shkaktuara në veturë nuk raportohet për të lënduar.
Vetura është sekuestruar për prova materiale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button