Të shtëna me armë ndërmjet dy grupeve, një i vrarë dhe pesë të plagosur

(Lajm i përditësuar)


Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë të dielën.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.


Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Prishtinë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tre prej tyre janë në gjendë të rëndë shëndetësore, këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Janë pesë të plagosur, po trajtohen. Tre prej tyre në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla.

Back to top button