Të shtëna me armë në një aheng, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Metehi të Podujevës i cili dyshohet se në një aheng ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:15, shkruan rtv21.tv.

“Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 9 fishek”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuai është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button