Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja, transmeton KosovaPress.
Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 30.08.2025-NN. Më 01.09.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë ahengut familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë , katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./