Të shtëna me armë në një qendër tregtare, tre të vdekur

Tre persona u qëlluan për vdekje duke përfshirë personin e armatosur pas të shtënave në një qendër tregtare në Bend, Oregon të SHBA-ve të dielën në mbrëmje.
Qyteti i Bendit ndodhet 175 milje në juglindje të Portland. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Forum.
Zëdhënësja e Departamentit të Policisë Bend, Sheila Miller tha se të shtënat filluan afër dyqanit Big Lots në qendër. Njeriu i armatosur më pas vazhdoi ku vrau një person në derën e supermarketit Safeway. Një person tjetër u vra në pjesën e pasme të dyqanit, sipas Miller.
Personi tjetër i vdekur është personi i armatosur, tha Miller. Më vonë, shefi i policisë Bend, Mike Krantz konfirmoi se i armatosuri kreu vetëvrasje në vendngjarje, transmeton rtv21.tv.
Miller e përshkroi sulmuesin si të armatosur me një pushkë AR-15. Shërbimet e urgjencës u thirrën në qendrën tregtare rreth orës 19:00 sipas kohës lokale.
Sipas statistikave, më shumë se 50 përqind e banorëve të Oregonit zotërojnë armë zjarri. Mbajtja e hapur e armëve të zjarrit është e ligjshme në mbarë vendin./21Media

Back to top button