Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, tre viktima
Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.
Personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00 me orën lokale.
Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari.
Shkollat publike të St Louis kanë thënë se policia “e ndaloi shpejt” sulmuesin.
Nuk dihet ende as motivi dhe as lidhja e tij me shkollën prej rreth 400 nxënësish.
Një vajzë u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.
Studenti i vitit të parë Raven Terry i tha stacionit lokal të lajmeve KMOV se sulmuesi kishte shkuar te një shoqe dhe e kishte pyetur atë “A jeni gati të vdisni?” – sulmuesi besohet të jetë afër të 20-ave./21Media