Të shtëna më armë në Prishtinë

Policia e Kosoës njofton se sot rreth orës 19: 30 është  raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për portalin rtv21.tv se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Nga veprtimet e para policore dyshimet janë ngritur për përfshirjen e dy veturave në rastin në fjalë, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në rast, një nga ta është paraqitur në stacionin policor, ndërkohë që po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.”, tha Borovci./21Media

Back to top button