Të shtëna me armë, vriten tre persona

Katër të tjerë mbetën të plagosur

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një qendër boulingu në Torrance të Los Angeles, Kaliforni tha policia, duke shtuar se janë duke kërkuar një apo disa persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Incidenti ka ndodhur pas një zënke në “Gable House Bowl”. Policia në Torrance tha se zyrtarët kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi është raportuar për të shtëna me armë dhe sapo kanë arritur në vendngjarje kanë hasur në disa viktima.

Dy persona janë dërguar në spital, ndërkaq tre persona të tjerë mbetën të vdekur në vendngjarje.

“Momentalisht, hetuesit janë duke kryer hetime dhe po punojnë për të identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje”, tha policia përmes një deklarate.

Dëshmitarët që ishin të pranishëm në kohën kur ndodhi incidenti, thanë se paraprakisht kishte pasur një zënkë, e cila ishte pasur me të shtëna me armë.

“Menjëherë u larguam sepse pas përleshjes ne dëgjuam të shtëna”, tha pronari i qendrës së boulingut ku ndodhi ngjarja, Jesus Perez./21Media

Back to top button