Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë se bazuar në informacionet e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e incidentit.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button