Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri  në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për RTV21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka thënë se të lënduarit nuk kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Back to top button