Të shtëna në San Francisko, ka të plagosur

Nuk është raportuar ende për viktima

Disa njerëz janë plagosur sot nga të shtënat në San Francisko, ndërsa është qëlluar edhe sulmuesi, transmetojnë mediat lokale.

Të shtënat kanë ndodhur në hapësirën që i takon fabrikës “Junajted parsel servis”, ka bërë të ditur një televizion lokal në Twitter, transmeton Reuters.

Tash për tash nuk ka informacione për viktima.

Back to top button