Të shtënat në Louisiana, pesë të vrarë, kapet i dyshuari

Të shtënat kanë ndodhur në famullitë e Askensionit dhe Livingstonit në kreyqytetin Bejton Ruzh të Luizianës

Autoritetet thonë se 21 vjeçari Dakota Theriot është larguar me një kamionetë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët thanë se ai është i armatosur se dhe se përbënë rrezik për qytetarët.

Të shtunën, policia u thirr në një park të qytetit të Gonzales, rreth 40 kilometra në jug të Bejton Ruzh, në lidhje me një incident familjar. Kur arriti në vend ngjarje, i gjeti dy persona të identifikuar si Elizabetë dhe Keijt Theriot, të dy 51 vjeçarë, të qëlluar por ende gjallë.

Ata u thanë oficerëve se djali i tyre, të cilit i ishte thënë të largohej nga shtëpia dhe të mos rikthehej, ishte sulmuesi. Çifti janë dërguar në spital por më vonë kanë vdekur.

Sulmuesi fillimisht kishte vrarë tre persona të tjerë në Livingston. Viktimat, të cilat nuk ishin të afërm të të dyshuarit, por e njihnin atë, janë emëruar si Billi Ernest, 43 vjeç, Samer Ernest, 20 vjeçe dhe Taner Ernest, 17 vjeç. Raportet sugjerojnë se Dakota Theriot ishte në një lidhje me Samerin.

Policia kanë konfirmuar se i dyshuar tashmë është në arrest.

Back to top button