Të verbrit protestojnë para Qeverisë

Protestohet për shkak të mos përmbushjes së premtimeve

Nën moton “Ne kemi dinjitet” Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Kosovë ka njoftuar se sot në orën 12:00 do të mbajë protestë para objektit të Qeverisë.

“Për shkak të mos përmbushjes së premtimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të cilat është zotuar edhe publikisht, jemi të detyruar që të organizojmë një protestë”, bëhet e ditur në njoftimin e Këshillit Drejtues të kësaj iniciative.

Protestuesit do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare e më pas do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Back to top button