Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë në rrugën Prizren-Gjakovë, dënohet shoferi i kamionit

Policia e Kosovës ka sanksionuar një shofer i cili me kamion ka tejkaluar një kamion tjetër në rrugën Prizren-Gjakovë, në vijë të plotë.

Shoferit gjithashtu i është marrë patentë shoferi për 3 muaj.

“Më 20/03/2025 rreth orës 08:17 , Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, gjate patrullimit në rrugën Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë të Prizrenit, ka identifikuar kundërvajtësin Q .TH., i cili me mjetin transportues bëri tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë. Radari Mobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar. Kundërvajtësit i shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i konfiskohet patentë shoferi për 3 muaj”, thonë nga Policia e Kosovës.

Policia apelon të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

Back to top button