Tejkaloi dy automjete në vijë të plotë, vozitësit iu konfiskua patentë shoferi për 3 muaj

Një vozitësi në Gjilan sot i është marrë patentë shoferi për tre muaj, i është shqiptuar gjoba prej 150 eurove si dhe dy pikë negative për tejkalim në vijë të plotë.
Sipas Policisë, shtetasi kosovar Sh.R me kamion ka tejkaluar dy automjete në vijë të plotë.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 03.09.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndalur kundërvajtësin Shqiptar Kosovar Sh.R. (1976), i cili me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) eurove, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.”, ka informuar Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë: 192; 03850807001. Sipas njoftimit, të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button