Tejkaloi në vijë të plotë, 150 euro gjobë dhe i konfiskohet patentë shoferi

 
Policia e Kosovës ka dënuar shoferin e një autobusi për tejkalim në vijë të plotë.
Shoferit i është shqiptuar gjoba prej 150 eurove, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.
“Pas pranimit të informatës (video e publikuar në media), policia () ka shqiptuar gjobë (150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj) drejtuesit të autobusit për tejkalim në vijë të plotë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button