Temperatura e larta, IKSHPK bën apel për kujdes

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka bërë apel për kujdes në këto ditë të nxehta.

Këto janë rekomandimet:

Shmangni pijet e gazuara dhe ato alkoolike

Pini ujë në sasi të mjaftueshme

Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (10:00–17:00)

Vishni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura

“Nxehtësia e lartë mund të jetë rrezik për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike.  Informohuni dhe kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj!”

Back to top button